Rritet numri i të papunëve në Britani të Madhe që kur nisi izolimi nga pandemia COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norma e papunësisë në Britani të Madhe u rrit për të parën herë që kur nisi izolimi nga pandemia e COVID-19 në muajin mars, por të dhënat treguan se rritja e të papunëve nuk po përshpejtohet.

Norma e papunësisë në tremujorin e dytë u rrit më 4.1 për qind nga 3.9 për qind që ishte në fillim të vitit.

Skema financiare për mbështetjen e vendeve të punës nga qeveria ka parandaluar largimet nga vendet e punës. Të dhëna fillestare tregojnë se numri i personelit te lista e pagave të kompanive në muajin gusht ka rënë më 36 mijë.

Zyra Kombëtare e Statistikave kishte raportuar 114 mijë humbje të vendeve të punës në muajin korrik, por e uli këtë shifër pasi mori më shumë të dhëna.

Në total numri i të papunëve është shtuar me 695 mijë nga muaji marsi në gusht.

Analistët thonë se priten rënie të mëtejshme në muajt shtator dhe tetor, kur punëdhënësit të paguajnë më shumë për koston e skemës së mbrojtjes së vendeve të punës të qeverisë. Të dhënat zyrtare për tremujorin e dytë treguan një rënie më të vogël se ç’pritej në numrin e personave të punësuar.

Zyra bëri të ditur se shifrat mund të jenë ndikuar lehtë nga ndryshimi i mënyrës së intervistës së familjeve që prej nisjes së pandemisë. Numri i vendeve boshe të punës u rrit në 434 mijë në periudhën tremujore deri në muajin gusht, thuajse 30 për qind sipër tremujorit të dytë. 

Share This Article