Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do ët arrijë ta mundë Edi Ramën, kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë.
Berisha tha se është i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, transmeton Indeksonline.
“Javën e kaluar ke parë gazetën ‘Le Monde’ ku thuhet se shqiptarët kanë ikur më shumë në qeverisjen e Edi Ramës se në vitet ’90.Zbatohen praktika që i detyrojnë qytetarët të largohen, nëse arreston 22 mijë qytetarë për energji elektrike i bën të ikin nga vendi. Nëse ti i ngrin rrogat dhe pensionet për 8 vite dhe Shqipëria në vitin 2013 kishte rrogë më të madhe se shtete e rajonit, kurse sot Shqipëria ka rrogat më të ulëta, e çmimet më të larta në rajon. Pse e votuan, unë them të vërtetë, por njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre. Këto janë që të gjitha. Ka mbyllur deri tani 600 shkolla, ne do t’i hapim pa asnjë diskutim dhe do bëjmë gjithçka që ky trend fatal për shqiptarët, të ndryshojë”, tha Berisha në Klan Kosova.