Duke menduar një sulm të menjëhershëm nga ish-Bashkimi Sovjetik, gjeneralët amerikanë menjëherë kërkuan që të përgatitej ushtria dhe marina të dilte në det, për të qenë gati për një kundërpërgjigje ndaj armikut.
Në maj të 1967-ës, tre radarët e rrjetit të mbrojtjes antiraketë të SHBA-së BMEWS (Sistemi paralajmërues i hershëm i raketave balistike) të projektuara për të kapur raketa balistike të lëshuara nga ish-Bashkimi Sovjetik pësuan një bllokim në të njëjtën kohë.
Por për fat të mirë, një grup shkencëtarësh arriti që të shmangte konfliktiin nuklear me pasoja të jashtëzakonshme dhe Luftën e Tretë Botërore dhe tregoi se mosfunksionimi i radarëve erdhi si pasojë e një stuhie diellore.
Pas 50 vitesh, kjo ngjarje u tregua në revistën amerikane “Space Weather”.
Udhëheqësi i studimit, Delores Knipp, rindërtoi edhe njëherë rrethanat historike për atë që konsiderohet si stuhia diellore më e fuqishme e shekullit të fundit.
“Nëse ne nuk do të kishim bërë një investim të hershëm për vëzhgimet në hapësirë dhe për parashikimet e stuhive diellore e gjeomagnetike, atëherë impakti i atij ndriçimi do të ishte shumë më i madh”, u shpreh ai.
Ushtarakët amerikanë kishin nisur që të monitoronin ndërhyrjet në fushën magnetike dhe në atmosferën tokësore që në vitet 50.

Në dekadën pasardhëse u krijua një strukturë e veçantë në “Air Force”, “Air Weather Service” (Shërbimi Ajror i Motit), që merrej me vëzhgimin e vazhdueshëm të njollave diellore.
Më 23 maj 1967, këta shkencëtarë me sy të lirë dalluan se në 36-48 orët e ardhshme do të kishte një stuhi diellore.
Por asnjë nuk hipotetizoi se valët radio do të god.isnin tokën edhe më parë, e mbi të gjitha që do të bllokonin tre stacione të ndryshme të mbrojtjes anti-raketë
Koloneli Arnold L. Snyder, në atë kohë studiues i diellit në “North American Aerospace Defense Command” (NORAD) u pyet nëse kishte mundësi të kishte ndodhur një diellore në ato orë dhe informoi eprorët për situatën.
Më pas informacioni shkoi deri te presidenti i SHBA-së, Lyndon Johnson, e kjo bëri të mundur shmangien e një operacioni ushtarak.
Për 40 orë me radhë, si pasojë e stuhisë diellore, një pjesë e mirë e telekomunikacionet brenda Amerikës u nxor jashtë përdorimit.
