Protesta e punëtorëve të uzinës së naftës në Ballsh është zhvendosur tashmë në Tiranë pranë godinave të ministrive, nga ku naftëtarët kanë kërkuar zgjidhje për marrjen e të paktën 20 pagave të prapambetura.
Gjatë protestës ka patur tensione mes naftëtarëve e forcave të policisë të cilët kanë kërkuar shpërndarjen e protestës për shkak të pandemisë.
“Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!”, thuhej në ftesën e naftëtarëve për të protestuar ditën e sotme.