Meta dekreton Evis Kushin si ministren e re të Arsimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Meta ka dekretuar brenda pak minutash Ministren e re te Arsimit, znj. Evis Kushi.

Më herët kryeministri Rama dërgoi për dekretim në postin e ministres së Arsimit emrin e Kushit.
Kushi do të ulet në vendin e lënë bosh nga Besa Shahini pas dorëheqjes së kësaj të fundit.

Besa Shahini la zyrtarisht detyrën e saj si ministre e Arsimit pikërisht në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik shkollor parauniversitar, 14 shtator.

Pa humbur kohë, kryeministri Edi Rama e zëvendësoi atë me deputeten socialiste Evis Kushi, një pedagoge me përvojë në Universitetin e Elbasanit.

Vetë Shahini, teksa shprehu dashurinë për Shqipërinë, përmes një statusi në Facebook tha se ishte e zhgënjyer, duke thënë se është ndier e diskriminuar nga sulmet e opozitës për shkak të dialektit të saj.

Share This Article