PD: Rama të mos fshihet pas Policisë së Shtetit, të zgjidhë problemin e naftëtarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me protestën e naftëtarëve.

PD thotë se Policia e Shetit nuk duhet të përdoret ndaj qytetarëve dhe se kryeministri Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të policisë.

Për partinë më të madhe opozitare, naftëtyarët janë në të drejtën e tyre, ndaj Rama duhet të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve

Reagimi i Partisë Demokratike:

Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia. Kjo është e turpshme!

Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit.

Share This Article