FCA: Të mos bëhet presion ndaj klientëve për të shlyrë kredite ne Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bankat duhet të jenë fleksibile me klientë në këtë situatë krize

Shumë shtete hynë në bllokim në mars për të luftuar pandeminë, rregullatorët përcaktuan se ofruesit e kredive për konsumatorët si huatë personale, mbitërheqjet, financat motorike, blej tani, paguaj më vonë, duhet të ofrojnë shtyrjet e pagesave.

Miliona konsumatorë kanë kërkuar pushime pagese tremujore. Njerëzit mund të kërkojnë shtyrje të pagesës së borxheve për shkak të krizës ekonomike, e kjo shtyrje mund të shtrihet deri në fund të janarit të ardhshëm.

Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë u tha bankave dhe huadhënësve të tjerë të mërkurën që të mos godasin klientët të cilët po luftojnë për rimëkëmbje.

FCA përcaktoi udhëzimet të mërkurën se si pret që bankat dhe të tjerët të sigurojnë mbështetje të përshtatur për ata që ende po luftojnë pasi të përfundojë pushimi i dytë i pagesës tremujore.

Bankat duhet të sigurojnë mbështetje, të jenë fleksibile, duke ofruar norma më të ulëta interesi, tha FCA.

Ata nuk duhet të bëjnë presion ndaj klientëve për të shlyrë borxhin e tyre brenda një periudhe të shkurtër, shtoi FCA, shkruan “Reuters”.

Share This Article