Bundesliga fillon pa shikues, pas rasteve të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk do të lejohen tifozë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Bundesligës në futboll të premten, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Muenich, shkruan agjencia Reuters.

Bayerni të premten do të përballet me Schalken. Fillimisht autoritetet e qytetit kishin lejuar 7500 tifozë për këtë ndeshje, duke respektuar masat strikte higjienike. Por, Muenichu ka raportuar 151 raste të reja të infeksionut të enjten dhe një shifër mestarë prej shtatë ditëve afro 48 për 100 mijë banorë.

Landet gjermane janë pajtuar se nëse shifrat e infeksionit të ri janë më tepër se 35 për 100 mijë banorë në shtatë ditë dhe infeksioni të mos jetë në gjendje të lokalizohet, atëherë nuk do të lejohen tifozët në ndeshjet e futbollit.

Share This Article