“Ryanair” njofton reduktimin e 20% të fluturimeve në tetor

albnews
By
1 Min Read

Kompania ajrore irlandeze “Ryanair” njoftoi sërish sot se do të reduktonte me 20% fluturimet e saj për tetorin për shkak të ndikimit mbi kërkesën si pasojë e masave kufizuese për lëvizjet ndërmarrë nga qeveritë për të frenuar pandeminë. 

“Ryanair” kishte vendosur në mes të muajit gusht të ulte me 20% fluturimet për tetorin, muaj gjatë të cilit do të punojë përfundimisht me rreth 40% të kapacitetit të saj, larg nga rritja e shpresuar kur rifilloi aktivitetin e saj në korrik. 

Share This Article