Njihuni me aparatin që për 90 minuta jep rezultatin e COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lloj i ri i testit të COVID-19 i cili ofron rezultatin brenda 90 minutave, mund ta transformoj mënyrën e diagnostifikimit të coronavirusit nëpër spitalet e Britanisë së Madhe gjatë këtij dimri, pretendojnë ekspertët e kësaj fushe, shkruan Daily Mail.

Një studim i realizuar të enjten zbulon se testi COVIDNudge – një makineri me madhësi të kutisë së këpucëve – nuk nxjerr çfarëdo lloj “rezultati të testit të rremë pozitiv”, që do të thotë se të gjithë ata që rezultojnë pozitiv bartin me siguri në trupin e tyre coronavirusin, transmeton Telegrafi.Ky test ka besueshmërinë prej 94 përqind – që do të thotë se është shumë më i saktë krahasuar me testin standard të COVID-19, që është vetëm 70 përqind i besueshëm.

Sistemi shëndetësor në Britani të Madhe tashmë ka porositur 5 mijë makineri të tilla dhe 5.8 tamponë të testit, dhe ka një kosto prej 30 funteve për një test të një pacienti.

Ky aparat mund të përdoret në shkolla, teatro e madje edhe në shtëpi private. Atë e kanë përdorur edhe anëtarët e simfonisë së orkestrës së Londrës gjatë muajit të kaluar.

Aparati është dizajnuar nga kolegji Imperial në Londër në bashkëpunim me kompaninë DnaNudge.

Share This Article