I mbijetoi gripit spanjoll, 102 vjeçarja mposht edhe Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumica e njerëzve do e konsideronin veten me fat të mbijetonin pasi të infektoheshin nga një virus vdekjeprurës i një pandemie.

Mildred Geraldine ” Gerri” Schappals u ka mbijetuar dy prej tyre brenda një shekulli.

Ajo është 102 vjeç dhe në vitin 1918 u infektua nga gripi spanjoll Ëorcester  dhe rezultoi sërisht pozitive  në muajin maj nga Covid-19.

Fatmirësisht ajo i ka kapërcyer të dy sëmundjet edhe  tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ka një mënyrë interesante për të vlerësuar jetëgjatësinë e saj. Schappals  i ka thënë vajzës së saj Julia  se ajo është e destinuar të bëjë diçka shkëlqyeshme dhe se ende është duke u përpjekur ta zbulojë se çfarë është ajo.

E moshuara ka lindur në Ulster, më 18 janar 1918. Në nëntor të po atij viti, kur edhe lufta e parë botërore ishte afruar, ajo u sëmur me grip, ashtu si edhe e ëma dhe vëllai i saj. Ajo dhe e ëma ishin sëmurur aq rëndë sa që mjekët i kishin hequr shpresat.

Share This Article