Këngëtarja e njohur Fjolla Morina doli sot para gjykatës së ku u noh me masën e sigurisë.
Gjykata e Kukesit dha masen e sigurise ‘arrest shtepie” per Fjolla Morinen ndërsa u hodhën poshtë zërat se ajo kishte qenë shtatzënë.
Avokatja deklaroi se “Fjolla Morina u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe dy mjeke gjinekologe kishin vërtetuar se Morina nuk ishte shtatzënë”
Por për zbutjen e masës së arrestit është marrë parasysh vajza 5 vjeçare e kengetares e cila është e vetme në shtëpi.
Së bashku me të për masë eshte edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Të dy u lanë në arrest me burg 30 ditë, kohë brenda së cilës do bëhet një ekspertizë balistike për të vërtetuar nëse ka gjurmë kapilare të dy të arrestuarve në armën e gjetur në çantën e Morinës.

Këngëtarjar 34 vjeçare u arrestua të shtunën në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjari me 23 fishekë.
34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.
Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë audi për kontroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë.