• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Jetesa në Lindje të Gjermanisë 30 vjet pas ribashkimit

Jetesa në Lindje të Gjermanisë 30 vjet pas ribashkimit

by albnews
23 September, 2020
in Bota
0
4
VIEWS

Lindja e Gjermanisë mbetet me problematika specifike, edhe 30 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë. Kushtet e jetesës po afrohen me Perëndimin, por shumë ngadalë, shkruan Auron Dodi mbi Raportin e qeverisë për Lindjen.

Kushtet e jetesës në Lindje po u afrohen atyre në Perëndim, por mbetet ende shumë për të bërë.

Raportet vjetore të qeverisë gjermane për zhvillimin e Lindjes së Gjermanisë tërheqin çdo vit vëmendjen. Gjendja e bashkimit, siç quhet zyrtarisht, analizohet në to përsa u përket kushteve të jetesës në ish-territorin e RDGJ dhe fuqisë ekonomike të landeve federale lindore. Një bazë e mirë për të konstatuar ecurinë është krahasimi me pjesën perëndimore të Gjermanisë, por edhe me shtete të tjera evropiane.

Në vitin e 30-të që nga ribashkimi i Gjermanisë, i Ngarkuari i ri qeverisë për Lindjen, Marco Wanderwitz paraqiti një raport të gjatë e kritik. Wanderwitz, që vjen vetë nga landi lindor i Saksonisë shkruan se nga Lindja vazhdojnë të largohen shumë njerëz; se në Lindje është veçanërisht i përhapur ekstremizmi i djathtë; se jo vetëm Perëndimi i ka dhënë Lindjes, por edhe Lindja e ka ndikuar Perëndimin.

Në tërësi në raport konstatohet se është kapërcyer në masë të madhe ndarja e thellë midis Perëndimit dhe Lindjes, e cila pati 40 vjet socializëm me RDGJ. Kjo vlen për lirinë e demokracinë, për kushtet rajonale të jetesës dhe për fuqinë ekonomike. Ky është konstatimi i të Ngarkuarit të qeverisë për landet lindore të Gjermanisë, pra për landet Meklenburg-Forpommerani, Brandenburg, Saksoni-Anhalt, Saksoni dhe Tyringen, që më parë kanë qenë territor i RDGJ.

I ngarkuari i qeverisë gjermane tha të mërkurën (16.09.2020) se fuqia mesatare ekonomike e landeve lindore me Berlinin është aktualisht 79,1 për qind e mesatares së Gjermanisë. Pra është katërfishuar prej vitit 1990.

Fuqia ekonomike e landeve të Lindjes gjermane, në këtë mënyrë tani është e krahasueshme me fuqinë ekonomike të shumë rajoneve franceze. Njëkohësisht nuk duhet harruar se asnjë land i Lindjes nuk e ka arritur ekonomikisht as landin më të dobët të Perëndimit të Gjermanisë.

Shkaqet e prapambetjes relative ekonomike

Në Lindje mungojnë edhe më tej rajone të forta ekonomikisht, ku të ketë një denduri të madhe vendesh pune, rajone që mund të ishin me interes për sipërmarrje të mëdha, me orientim ndërkombëtar, p.sh. në fushën e kërkimeve. Është fakt edhe se qendrat e koncerneve të mëdha ndodhen të gjitha në Perëndim të Gjermanisë.

Kjo bën që landet lindore të mbledhin më pak taksa, pra të kenë më pak të ardhura. Por në fakt, kjo gjendje ka qenë historikisht e tillë, edhe para RDGJ-së: koncernet e mëdha kanë qenë të përqendruara në Perëndim të Gjermanisë.

Veç kësaj, vazhdon ikja e njerëzve nga Lindja drejt Perëndimit të Gjermanisë. Aktualisht janë kryesisht të rinjtë që ikin.

Numri i banorëve në Lindje tani është aq sa ka qenë në vitin 1905. Ka edhe kthime në Lindje të Gjermanisë. Por numri i kthimeve nuk i kalon rregullisht largimet. Në këto kushte, shoqëria në Lindje të Gjermanisë po plaket me shpejtësi.

I ngarkuari i qeverisë gjermane tha se vjetërimi strukturor i shoqërisë lindore mund të kompensohet vetëm me migrantë. Që në Lindje, jo rrallë, janë të padëshiruar. Ai tha se po të mos paraqitën tërheqës për migrantët landet lindore, atëherë imigrimi atje “nuk do të ndodhë”.

Emigrantët shpesh të padëshiruar në lindje

Fakti që migrantët shpesh nuk preferohen në Lindje, nga njëra anë shpjegohet me traditën, pasi RDGJ ka qenë shtet i mbyllur, si shtet komunist që ishte. Punëtorët e paktë që vinin në RDGJ nga shtete socialiste, si p.sh. nga Vietnami, jetonin në blloqe banimi, të veçuar.

Nga ana tjetër: në raport thuhet se në landet lindore ekstremizmi i djathtë është veçanërisht i përhapur; se radhët e partisë ultra të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, vazhdojnë të mbushen përditë me anëtarë të rinj. Dhe në Lindje mbushen kryesisht me ekstremistë të djathtë.

Në Lindje ka probleme edhe për qëndrimin ndaj demokracisë. Vetëm një në katër vetë e sheh në Lindje demokracinë si formën më të mirë shtetërore. Kurse në Perëndim të Gjermanisë janë 91 përqind, që e thonë këtë. Raporti konstaton se në Lindje ka edhe një tendencë për ta paraqitur të zbutur natyrën represive të Republikës Demokrative Gjermane si shtet.

Njëkohësisht edhe në Lindje ka elementë pozitivë për t’u veçuar. Në Jena, për shembull, është krijuar një bërthamë industriale shumë moderne dhe inovative për optikën dhe fotonikën. Në trekëndëshin Dresden-Chemnitz-Freiberg industria e çipave elektronikë është një nga adresat kryesore në Evropë.

Sa gjermanolindorë ka në poste drejtuese në Gjermani?

Matthias Höhn, deputet në Bundestag i partisë E Majta, partisë ku është shkrirë partia shtet e RDGJ-së, Partia Socialiste e Bashkuar (SED), e kritikoi raportin, se ai zbukuron.

Ai tha se gjermanolindorët ndihen në pikëpamje sociale si njerëz pa rëndësi, meqenëse vetëm 3 për qind e gjermanolindorëve mbajnë pozicione drejtuese në Gjermani, kur popullsia e Lindjes së Gjermanisë, është 17 për qind e popullsisë së gjithë Gjermanisë. Gjermania e bashkuar ka aktualisht 83,02 milionë banorë.

Deputeti i Së Majtës kujtoi edhe se në Lindje punohet më gjatë dhe fitohet shumë më pak se në Perëndim. Po edhe raporti i qeverisë gjermane pranon se në shumë drejtime duhet bërë më shumë. Kështu në komisionin që zgjedh gjykatësit në Bundestag tani nuk ka më diskutim: që kur të zgjidhen gjykatësit federalë të shikohet që ata të vijnë edhe nga Lindja e Gjermanisë.

30 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, mbizotërojnë problemet apo suksesi?

I ngarkuari i qeverisë gjermane për Lindjen tha shprehimisht se “gjen më shumë gjëra që bashkojnë se gjëra që ndajnë” Lindjen nga Perëndimi i Gjermanisë. Afrimi i kushteve të jetesës po avancon, por shumë ngadalë.

Nga ana tjetër: që prej rënies së Murit në 1989 Lindja i ka dhënë impulse pozitive edhe Perëndimit. Për shembull që të dalin më shumë femra nga shtëpia për të punuar, të mos rrinë shtëpiake; në shtimin e numrit të kopshteve ditore në Perëndim; apo edhe në konceptet për zhvillimin e arsimit në Perëndim. Në sajë të traditës në Lindje të Gjermanisë, edhe sot atje ka p.sh. rrjet më të dendur kopshtesh e përkujdesjeje sociale/DW.

Previous Post

Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

Next Post

Arabia Saudite do t’i largojë gradualisht kufizimet për pelegrinazhin e Umres

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Arabia Saudite do t’i largojë gradualisht kufizimet për pelegrinazhin e Umres

Arabia Saudite do t’i largojë gradualisht kufizimet për pelegrinazhin e Umres

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM