Fitoi 185 milionë euro në lotari dhe shpenzoi vetëm 44 milionë deri në vdekjen e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte një fitore lotarie që theu të gjitha rekordet në 2011, 161.7 milionë paund, ose 185 milionë euro në atë kohë. Shuma është e mjaftueshme për të blerë 5.5 tonë ar ose tre aeroplanë Airbus A320.

Fituesi Colin Weir, një ish-kameraman nga Skocia, shpenzoi rreth 44 milion euro deri në vdekjen e tij dhjetorin e kaluar zbuloi një dokumentar.

Ai shpenzoi mesatarisht rreth 100,000 euro në javë, nga momenti kur fitoi lotarinë në korrik 2011 deri në vdekjen e tij në dhjetor 2019.

Për çfarë i shpenzoi Colin Weir 44 milionë para se të vdiste në moshën 72 vjeç?

– Katër vetura luksoze: Old Bentley Arnage, Jaguar F-Pace SUV, Mercedes E-Class dhe MPV Mercedes V-Class.

– Mobilje, bizhuteri dhe art me vlerë 231,000 euro.

– Ai dha 2.7 milion euro për klubin e tij të preferuar të futbollit Partick Thistle, dhe me ato para klubi ishte në gjendje të shlyente borxhet.

– Një shtesë prej 55 përqind e aksioneve të Partick Thistle u dhuruan tifozëve pasi u përhapën zërat se një konsorcium i huaj dëshironte të merrte përsipër klubin.

– Ai e bleu një pronë për 3.8 milionë euro, komplet me të gjitha orenditë, me gruan e tij të atëhershme Christine.

– Ai bleu një shtëpi në plazh me pesë dhoma gjumi për 1.2 milion euro dhe u transferua atje në 2018 pasi u divorcua nga gruaja e tij.

– Ai bleu aksione të tre kuajve të garës.

– Ai u dha para miqve.

– Ai organizoi një mbrëmje lamtumire për më shumë se një milion euro pak para vdekjes së tij, ku miqtë e tij e ai festuan në hotelin “Trump” në Skoci.

Share This Article