Liverpooli ka arritur që ta përmbys sonte rezultatin ndaj Barcelonës dhe është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve.
Ndeshja është zhvilluar në Anfield dhe ka përfunduar me rezultat 4-0 (4-3), transmeton KosovaPress.
Serinë e golave e ka filluar Divock Origi (6’). Në pjesën e dytë shumë shpejte erdhën edhe dy gola tjerë, Georginio Wijnaldum (54’ dhe 56’). Goli i tretë erdhi pas një pasimi të mirë të Shqirit.
Mrekullia në Anfield me golin e dytë që Divock Origi (79’) dhe të katërtin për Liverpool, duke i siguruar klubit të tij fitoren që e dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e sotme ishte kthyese dhe takimi i parë ka përfunduar me rezultat 3-0, që pak kush e priste një rikthim kaq të mirë të Liverpoolit.
Liverpooli e pret finalistin e dytë në takimin që zhvillohet nesër mes Ajaxit dhe Tottenahmit.
Kjo është finalja e dytë e Liverpoolit në dy vitet e fundit.