Britani, baret dhe restorantet filluan të mbyllen herët në kuadër të masave COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ka filluar në orën 22:00 në kuadër të masave që janë marrë në luftën kundër COVID-19

Në kuadër të kufizimeve që kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë me arsyetimin se rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë “arritur në një pikë kthese të rrezikshme” baret dhe restorantet në vend u mbyllën në orën 22:00.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ka filluar në orën 22:00 në kuadër të masave që janë marrë në luftën kundër COVID-19.

Është vërejtur se para orarit të mbylljes së këtyre bizneseve ka filluar paralajmërimi i klientëve dhe mbledhja e karrigeve dhe tavolinave jashtë nga punonjësit.

Ndërkohë edhe policia ka paralajmëruar bizneset duke ushtruar kontrolle nëpër vendet e argëtimit.

Me mbylljen, vaçanërisht të vendeve të argëtimit rrugët u boshatisën në masë të madhe.

Ndaj bizneseve që nuk zbatojnë masat e reja të cilat do të vazhdojnë për 6 muaj, do të aplikohen gjoba me vlerë 10 mijë sterlina. Qeveria me kufizimet e reja që kanë kryesisht në objektiv baret dhe restorantet, synon të ul rastet me COVID-19 të përhapur muajt e fundit kryesisht në mesin e të rinjve.

Share This Article