Aeroporti i Vlorës, Paloka: Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për rihapjen e procesit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se kryeministri Rama në vitin e 8-të të qeverisjes, premton fjalë boshe.

Sipas tij, në realitet shqiptarët janë më të varfër dhe më të pasigurtë se më parë.

Postimi i Palokës në Facebook:

Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura. Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë.

Share This Article