Vetëvendosje proteston në Tiranë kundër Vuçiqit dhe Dodikut

albnews
By
1 Min Read

Lëvizja Vetëvendosja ka organizuar një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Serbe Millorad Dodik në Republikën e Shqipërisë.

Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosja, kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.

Policia iu ka bërë me dije protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosja se tubimi i tyre është i paligjshëm.

Por protesta ka vazhduar e qetë deri në përfundim të saj, ku janë mbajtur fjalime kundër ardhjes së udhëheqësve serbë në Tiranë.

Share This Article