Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar rastet e qytetarëve të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar dhe tashmë prej muajsh janë në çadra.
Sipas tij, qeveria është e paaftë dhe po shpërdoron fondet.
Vasili thotë se qytetarët po jetojnë në gjendje të mjerueshme, kurse qeveria mashtron me propagandë dhe shpërdorojnë fondet.
Postimi i Vasilit në Facebok:
Qytetaret e goditur nga termeti ne gjendje te mjerueshme ne cadra, ndersa te paturpet e rilindjes mashtrojne me propagande. ( FOTO).
Te neveritshme zgerdhimjet, skenat dhe sperdredhjet e kryeministrit dhe te tere tufes se lehsave te tij per rindertimin pas termetit.
Te paafte, shperdorues fondesh dhe tallës te dhimbjes se njerezve keta duan te shesin sapunin per djathe.
Qytetare ne banesa, qe mund te shemben nga casti ne cast, ne cadra, ne konteniete nen shiun, qe hyn nga te gjithe anet ky eshte realiteti.
Foto e ketij femije te semure me temperature te mbuluar me batanije te lagur ne cader dhe ne meshire te fatit pas termetit flet vete.
Kryeminister e qeveri mire qe s’beni asgje po qepni gojen te pakten !!
