Tabaku: Shqiptarët në azilkërkim, 219-mijë u larguan për 7 vjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish deputetja e Partisë Demokratike dhe një nga zërat më të spikatur kritkë ndaj shumicës qeverisëse, Jorida Tabaku, ka bërë publike në profilin e saj në FB një tabelë ku jepen largimet e shqiptarëve në vitet 2014-2020. Sipas kësaj tabele rreth 219 mijë shqiptarë janë larguar në këto 7 vjet me një mesatare prej rreth 31 mijë të larguar cdo vit.

Statusi i plotë:

Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar! Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit kerkojne azil që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 azilkerkues janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim.

Share This Article