Martesa gjatë pandemisë – Cilat janë rregullat më të fundit ne Britani për të ftuarit e dasmës?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rregulloret e reja të koronavirusit hyjnë në fuqi nesër (28 Shtator), duke kufizuar numrin e njerëzve në dasma në vetëm 15.
Që nga korriku, kufiri kishte qenë 30 persona. Për shumë çifte, rregullat e reja nënkuptojnë një tjetër ndryshim të planit, dhe për industrinë e dasmave, më shumë pasiguri financiare.

Rhianne Montgomery dhe Oliver Lucas, nga Calne në Wiltshire, fillimisht kishin planifikuar një dasem 75 persona te ftuar.

Ata më pas u desh të zvogëlojnë listën e mysafirëve në 30, dhe tani duhet ta zbresin atë me 15. Për shkak të ndalimit të udhëtimeve, atyre u është dashur gjithashtu të anulojnë muajin e mjaltit në Mauritius.

Përkundër gjithë kësaj, ata janë të vendosur të martohen këtë vit.

Rregullat e reja që ndikojnë në dasmat në Angli nga 28 shtatori:

Një maksimum prej 15 personash në ceremoni dhe pritje

Ky total përfshin çiftin dhe të ftuarit e tyre, por përjashton njerëzit që punojnë në martesë, të tille si kameraman apo fotograf

Dreka apo darka duhet të jetë ne ambiente të sigurta dhe duke respektuar hapsirat e nevojshme per rregullat e Covid.

Pritjet në shtëpi dhe ambiente te tjera private nuk lejohet

Njerëzit nuk kanë nevojë të kufizojnë ndërveprimin e tyre në grupe prej gjashtë personash, por distancimi shoqëror duhet të ndiqet midis njerëzve që nuk janë në të njëjtën shtëpi.

Share This Article