Tottenham finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Finalja e Ligës së Kampionëve do t’u takojë dy klubeve angleze Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Tottenham Hotspur e ka mposhtur sonte Ajaxin, me rezultat 2-3 dhe rezultat të përgjithshëm 3-3, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-0 për Ajaxin, transmeton KosovaPress.

Ajaxi ka kaluar i pari në epërsi me golin e kapitenit Matthijs de Ligt (5’), kurse goli i dytë erdhi nga Hakim Ziyech (36’), me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Derisa çdo gjë fliste në të mirë të Ajaxit, pasi kishte një epërsi prej 3 golash, ndodhi ajo që pak kush e priste, Tottenham arriti që ta përmbysë rezultatin e vendasve, ashtu siç bëri një natë më parë Liverpool ndaj Barcelonës.

Të tre golat për Tottenhamin i shënoi Lucas Moura dhe goli i fitores erdhi në 10 sekondat e fundit të kohës shtesë (55’, 59’ dhe 90+), transmeton KosovaPress. Liverpool dhe Tottenham do të ndeshën në finalen e madhe më 1 qershor në Madrid. Kjo është hera e parë që Tottenham arrin në finale, kurse Liverpul për dy vite është finalist.

Share This Article