Meta në krah të opozitës: Drafti i saj hap listat 100%, Rilindja kërkon t’i mbyllë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti zyrtarizimin e opositës së bashkuar për hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se rilindja kërkon përmes mashtrimit që t’i mbyllë listat.

Meta thotë drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Sipas tij, çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.

Për Metë, koha për reflektim është tani.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.

Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.

Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.

Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.

Koha për reflektim!

Share This Article