Nuk mjafton vetëm tërmeti i 26 nëntorit dhe viktimat e të pastrehët që ai la pas. Por tashmë Durrësi duhet të përballet edhe me një seri abuzimesh që kushtojnë milionaa euro.
Në një reagim të tij në Facebook, presidenti i Republikës Ilir Meta reagon ashpër duke kërkuar transparencë dhe hetim të thelluar për këtë ata që abuzojnë me taksat e qytetarëve durrsakë.
“Koha për drejtësi”, e mbyll reagimin e tij kreu i shtetit.
“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme. KOHA PËR DREJTËSI!”, shkruan Meta në postimin e tij.