Hamilton rinovon deri 2023

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lewis Hamilton do të jetë në drejtimin e Mercedes deri në vitin 2023. Është ky lajmi që vjen nga mediat britanike që konfirmojnë se skuderia gjermane dhe me gjashtë herë kampioni i Formula 1 po diskutojnë detajet e kontratës së re.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail” akordi pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi do të ketë të tjera takime mes palëve, e ku në qendër të diskutimeve do të jetë padyshim paga e pilotit. Hamilton kërkon që nga marrëveshja e re të përfitojë rreth 44 mln euro në vit.

Gjithsesi, Mercedes është gati të jap 42 mln euro, me diferencën e vogël që ngjall optimizmin e një akordi përfundimtar. Prandaj Çmimi i Madh i kësaj fundjave në Gjermani mund të shndërrohet në festë për Hamilton.

Britaniku kërkon fitoren që do ta afronte akoma dhe më shumë me titullin numër 7 në karrierë dhe njëkohësisht do të barazonte rekordin e legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher me 91 fitore në karrierën si profesionist.

Lewis Hamilton u bashkua me Mercedes në vitin 2014 dhe fitoi 5 tituj pas eksperiencës me McLaren, ku fitoi 1 titull kampion. Nëse gjithçka do të kurorëzohej me sukses, Hamilton do t’i bënte një mbyllje fantastike kësaj jave.

Share This Article