ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 9 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 9 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 9 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 13 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 13 hours ago
Next
Prev
Home UK

Profesori britanik ka dyshime për dialogun Kosovë-Serbi

albnews by albnews
29 September, 2020
in UK
0
Profesori britanik ka dyshime për dialogun Kosovë-Serbi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Profesori i London School of Economics and Political Science (LSEE), James Ker-Lindsay, i cili është njohës i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në përgjithësi zhvillimeve politike që ndërlidhen me sigurinë, ka folur rreth marrëveshjes së Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimit të saj në aleancat e Beogradit me Moskën dhe Pekinin.

Lindsay teksa ka ndarë eksperiencën e tij në Qipro, thotë se marrëveshjet për krijimin e mirëbesimit s’kanë ndonjë ndikim të madh, ndërkohë shton se edhe strategjia e BE’së “pak nga pak” mund të zvarris procesin me vite.

RelatedPosts

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

Prandaj Lindsay thotë se do të ishte ishte shumë më mirë që të ketë shtytje të palëve drejt një marrëveshjeje finale që si rezultat do të ketë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 Ker-Lindsay: Në përgjithësi, nuk isha i mahnitur me marrëveshjen. U ndjeva sikur ajo ofroi shumë pak të reja. Vërtet, sipas meje, ishte pak më shumë se një veprim për marrëdhënie me publikun për t’ia rritur gjasat për rizgjedhje z.Trumpit në kohën kur po shkojmë drejt zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Shumica e të ashtuquajturës marrëveshje ishte thjesht një listë dëshirash e kërkesave të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, Kinës dhe Iranit. Për më tepër, përfshirja e Izraelit në marrëveshje dhe konfirmimi se Beogradi dhe Prishtina do të kenë ambasada në Jerusalem në fakt kanë krijuar ndërlikime të të reja të konsiderueshme për Kosovën dhe Serbinë.

Ker-Lindsay: Në këtë fazë, është vështirë të thuhet. Vërtet nuk jam i sigurt aq shumë se marrëveshja në fakt do të zbatohet në fund dhe nuk jam i sigurt nëse dikujt i intereson shumë nëse ajo zbatohet apo jo. Përsëri, ajo ishte më shumë për fushatën zgjedhore sesa për gjithçka tjetër.

Ker-Lindsay: Ka prirje të jetë kjo pikëpamje se Serbia është tërësisht në xhepin e Moskës. Nuk është ashtu. Historikisht, në fakt mes Serbisë dhe Rusisë ka shumë më shumë mosbesim sesa shumë njerëz e kuptojnë. Serbia nuk është përafërsisht aq pro-ruse sa shumë njerëz besojnë.

Sidoqoftë, për aq gjatë sa Serbia konsideron që çështja e Kosovës është e pazgjidhur, ajo ka nevojë për përkrahjen e Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Kjo është diçka që i jep Rusisë përparësi ndaj Beogradit. Pra, unë nuk mendoj se kjo do të ketë një efekt vendimtar.

Meqë ra fjala, vlen gjithashtu të përmendet se gjendja e tanishme i jep Moskës përparësi efektive për të ardhmen e Kosovës. Shpresat e Kosovës për sigurim të pranimit të plotë ndërkombëtar dhe anëtarësim në OKB kontrollohen nga Rusia. Kjo nuk do të ndryshojë deri të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. /exp/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result