Johnson: Britanikët të përgatiten për më shumë sakrifica

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britanikët duhet të jenë të përgatitur për më shumë sakrifica në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19, tha sot kryeministri britanik Boris Johnson.

“Britania duhet t’i përmbahet politikës së saj aktuale të kufizimit të tubimeve shoqërore në të gjithë vendin dhe vendosjes së bllokimeve lokale në vendet me nivele të larta infektimi”, u shpreh ai, ndërsa bëri thirrje për durim kolektiv, mendje të shëndoshë dhe gatishmëri për të bërë sakrifica në luftën për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Kemi arritur në një çast kritik”, shtoi Johnson.

Kreu i shtetit britanik paralajmëroi se ai ende mund të aplikonte masa më të ashpra në të gjithë vendin, nëse provat shkencore sugjeronin që ato ishin të nevojshme.

Share This Article