ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 5 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 6 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 6 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 9 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

The Economist: Yjet shqiptarë, po pushtojnë botën e muzikës

albnews by albnews
2 October, 2020
in Bota, UK
0
The Economist: Yjet shqiptarë, po pushtojnë botën e muzikës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max” kështu e ka titulluar shkrimin dedikuar yjeve shqiptarë të muzikës botërore prestigjiozja The Economist , duke nënvijëzuar se popstarët me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.

“Deri pak kohë më parë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist ). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.

RelatedPosts

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues mujorë në platformën muzikore Spotify. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë gjyqtare në spektaklin ‘X Factor’. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, këngëtare dhe kantautorë e njohur në SHBA dhe Labinot Gashi, reper po në SHBA, kanë audiencë globale.

Kënga e Ava Max, “I ëmbël, por psikopat” (Sëeet but Psycho) konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës: “Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit”.

Të gjithë këta mega-yje me origjinë shqiptare, përveç Era Istrefit, janë rritur në Diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur përkatësisht në Londër, Miluoki, Bruklin dhe Shtutgart. Vetëm Max ka rrënjë në Shqipëri, pjesa tjetër janë me origjinë kosovare, përveç Bebe Rexhës,, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipas, shqiptarët janë shtypur, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “kur na jepet rasti, ne shkëlqejmë”. Yjet e Diasporës shpesh interpretojnë në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosova 2.0, thotë se ata qartazi e ndjejnë nevojën për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj fitojnë një shpërthim dashurie. “Zemra ime rrjedh gjak shqiptar,” tha zonja Rexha gjatë një vizite në Shqipëri. Në korrik, Dua Lipa ndezi një debat ndërkombëtar pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe. Ajo më pas tha se postimi i saj ishte keqinterpretuar.

Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e trazirave të viteve ’90. Por nuk ishte gjithmonë një histori e të varfërve që bëhen të pasur. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve, thotë Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, zonja Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result