Banda rumune vjedh librat e rrallë me vlerë rreth 4,5 milion pound

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dymbëdhjetë anëtarë të një “rrjeti të sofistikuar kriminal” të cilët vodhën 200 libra të rrallë gjatë me vlerë të lartë do përballen tashmë me disa vite pas hekurave.

Burrat, të cilët janë të gjithë shtetas rumunë, synuan ambientet tregtare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Një nga vjedhjet përfshinte atë të 200 librave të rrallë me rëndësi kulturore ndërkombëtare, përfshirë punimet e Sir Isaac Newton dhe piktorit spanjoll të shekullit të XVIII-të, Francisco Goya.

Në raste të tjera ata vodhën sende me vlerë të lartë, të tilla si smartphone, laptopë dhe kompjutera tablet.

Një hetim policor përcaktoi se banda ishte përgjegjëse për vjedhjen e mallrave me vlerë rreth 4,5 milion, të cilat u transportuan jashtë MB.

Scotland Yard tha se vjedhjet ishin të mirëplanifikuara pasi të pandehurit shmangën aktivizimin e sistemeve të sigurisë së ndërtesave duke përdorur litarë dhe shkallë për të fituar hyrjen në ndërtesa.

Burrat, të cilët u dënuan në Kingston Crown Court të enjten dhe të premten, kryen vjedhjet e tyre nga dhjetori 2016 deri në prill 2019. Ata janë përgjegjës për 12 shkelje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në vende të ndryshme duke përfshirë Peterborough, Hertfordshire, Sheffield, Feltham dhe Enfield./Evening Standard

Share This Article