Në Londër nis online, mësimi i shkollës shqipe “Ardhmëria“

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Londër, Angli, ka nisur online, mësimi i shkollës shqipe “Ardhmëria“ me drejtor Lutfi Vata dhe mësueset  Anila Kadija, Aida Haziri, Albana Vata.

Do të hapet gjithashtu, një klasë e re me mësuese  Kela Dede. Klasat janë të ndarë në grupe prej disa nxënësish, sipas rregullores vendëse.

Të gjithë fëmijët, që marrin pjesë në mësimin online, do të kenë në dispozicion librat e dhuruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

910 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues janë dërguar falas për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Angli të Britanisë së Madhe.

Fotografia e Qendra e Botimeve për Diasporën
Share This Article