Vijojnë replikat në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas postimit në Twitter të Ramës, kreu i shtetit i përgjigjet me një postim në Facebook.
Teksa publikon një video të Ramës të para shumë viteve, Meta nuk kursen disa “këshilla” për ish-bashkëpunëtorin e tij.
Reagimi i Metës:
Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.