Eurodeputeti e cilësoi futjen e Shqipërisë në BE si një rrezik terrorist për të gjithë unionin.
Eurodeputeti francez Jerome Riviere, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mbajtur për prezantimin e paketës së zgjerimit të BE-së për 2020-ën, përdori tone raciste dhe paragjykuese ndaj shtetit shqiptar dhe shqiptarëve.
Eurodeputeti e cilësoi futjen e Shqipërisë në BE si një rrezik terrorist për të gjithë unionin.
“Me futjen e Shqipërisë në BE, do të rrezikohemi nga terrorizmi. Futja e Shqipërisë në BE do të shkaktojë fundin e BE-së. Do kishte sulme terroriste në gjithë BE-në nga islamikët e Shqipërisë.”
I menjëhershëm ka qenë reagimi i President i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ndaj deputetit, i cili i kërkoi të fliste me respekt dhe mos të përdorte etiketime të tilla.