ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 3 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 3 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 3 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 3 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri-Maqedonia e Veriut njohin certifikatat fitosanitare

albnews by albnews
7 October, 2020
in Albania, Maqedonia, Technologji
0
Shqipëri-Maqedonia e Veriut njohin certifikatat fitosanitare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut konkretizuan sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, për certifikatat fitosanitare të produkteve bujqësore.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe homologu i tij maqedonas Arjanit Hoxha nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit, duke hedhur një hap të ri në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve.

“Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare është finalizimi i një pune të përbashkët që kanë bërë dy vendet tona që prej 26 shtatorit 2019 kur unë prita në një takim zyrtar homologun e asaj kohe nga Maqedonia e Veriut, Trajan Dimkovski. Më pas në pranverë të këtij viti dakordësuam draftin e marrëveshjes gjatë një video-call teksa ndodheshim ende nën regjimin e masave të rrepta anti Covid dhe diskutuam për impaktin e Covid në sektorin e bujqësisë”, u shpreh ministri Çuçi.Sot mbërrijmë në këtë moment final të nënshkrimit, theksoi ministri, ku nis një rrugëtim i ri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsa i përket shkëmbimeve tregtare të produkteve bujqësore.Sipas  tij, produktet bujqësore shqiptare eksportohen në vendet e BE-së pa patur nevojë për teste shtesë analizash. Kjo praktikë e mirë duhet ndjekur edhe me Maqedoninë e Veriut, prandaj ishte e domosdoshme që të kishim një marrëveshje mes dy vendeve që adresonte këtë shqetësim të agrobiznesit.Çuçi theksoi se, përmes kësaj marrëveshje, përshpejton dhe lehtëson procedurat e njohjes së dokumentacionit të lëshuar nga palët nëpërmjet njohjes së certifikatave fitosanitare për shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore.Njihen rezultatet e testeve dhe vlerësimit të laboratorëve, jo vetëm të akredituar, por edhe të autorizuar, duke bërë të mundur kalimin e ngarkesave në Pikat e Inspektimit Kufitar, pa vonesa dhe pa marrje mostrash shtesë.Këto lehtësi reduktojnë dokumentacionin dhe kohën e pritjes në kufi të kamionëve/ngarkesave që rrjedhimisht do të thotë më pak kosto për biznesin, më shumë rritje e volumit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.“Marrëveshja që sapo nënshkruam forcon bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në rrafshin politik, si dy shtete fqinje me lidhje të forta miqësie e historike. Kjo marrëveshje parashikon edhe krijimin e grupeve të përbashkëta teknike për zbatimin e politikave të mbrojtjes së bimëve dhe aplikimin e teknologjive të reja në fushën fitosanitare;  përmirësimin e legjislacionit respektiv, mbrojtjes territoriale nga organizmat e dëmshëm të prodhimeve bujqësore dhe informacion mbi kërkimin shkencor në sektorin e bujqësisë”- deklaroi ministri Çuçi.Ai tha se, “nënshkrimi i kësaj marrëveshje mes dy vendeve është gjithashtu edhe nën frymën e Shengenit Rajonal, një forme të re kooperimi që kanë rënë dakord të krijojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, për t’i dhënë një tjetër dinamikë zhvillimit ekonomik në rajon përpara se ne të jemi pjesë e Bashkimit Europian”.“Jam shumë i kënaqur që bujqësia është sektori i parë që hedh një hap konkret dhe shumë inkurajues drejt zhbërjes së barrierave mes dy vendeve tona. Në kuadër të Shengenit Rajonal, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është përfshirë në 4 objektiva madhorë: Lëvizja e lirë e Njerëzve,  Mallrave, Shërbimeve dhe Kapitaleve. Nënshkrimi sot i Marrëveshjes për Bashkëpunimin në Fushën Fitosanitare lidhet pikërisht me lëvizjen e lirë të mallrave. Sa i përket lëvizjes së kapitalit janë dy shtylla kryesore. Së pari rritja e investimeve të huaja direkte, duke nxitur vendet tona që të promovohen dhe dalin si një treg i vetëm për afrimin e investitorëve në sektorë strategjikë siç është bujqësia dhe turizmi rural. Së dyti, ka të bëjë me zbatimin e Procesit të Berlinit”- deklaroi ministri Çuçi, ndërsa u shpreh se “qeveria dhe ai si ministër i Bujqësisë do të vazhdojnë përpjekjet që këto marrëveshje t’i nënshkruajnë edhe me vendet e tjera, Serbinë e Malin e Zi pasi me Kosovën tashmë janë hequr barrierat e certifikatave Fitosanitare dhe kjo do të jetë pjesë e realitetit të Shengenit Rajonal”, tha Çuçi.Nga ana e tij ministri Hoxha e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes një hap të rëndësishëm drejt heqjes së të gjitha barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që e kanë pasur afatin shumë të shkurtër të skadimit dhe i ka qëlluar që të presin 48 orë në pikat doganore.Ai solli në vëmendje se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë filluar me lëvizjen e lirë përmes heqjes së barrierave të pasaportave dhe kryerjes së lëvizjes me kartë identiteti.“Ky  është një hap i radhës ndërsa do të vijojmë me marrëveshje të tjera për të ndërtuar një treg të integruar, që do t’i paraprijë një integrimi të vendeve në BE”- deklaroi ministri i Maqedonisë së Veriut për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave. /ATSH/

RelatedPosts

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë. MEPJ nuk i shpall non grata

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result