“Prioritet janë vendet e punës”, Sunak: Pasi Britania të kalojë krizën, do të fuqizojmë financat publike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Financave në Britani, Rishi Sunak, tha se prioriteti i tij është shpëtimi i vendeve të punës, ndërsa pyetej mbi mundësinë e rritjes së taksave për të paguar kostot e mëdha të pandemisë.  Ai shtoi se pasi të kalojë kriza e Covid-19, njerëzit duhet të presin masa për të fuqizuar financat publike.

“Aktualisht, prioriteti është mbrojtjta e sa më shumë vendeve të punës.  Nuk do të jetë e mundur për t’i shpëtuar të gjitha. Ne kemi përmirësuar aftësinë e kompanive për të  marrë praktikantë të rinj, në çdo fazë të karrierës. Megjithatë, pasi të kalojë kriza, njerëzit duhet të presin nga ne që të fuqizojmë financat publike.”

Programi i shpenzimeve emergjencë i Sunak, përfshirë subvencionet për të ngadalësuar rritjen e papunësisë, do të kushtojë rreth 200 miliardë paundë këtë vit dhe e ka çuar që tani borxhin publik në mbi 2 trilionë paund, apo në 100% të Produktit të Brendshëm Bruto.  Programi i mbështetjes së pagave pritet të skadojë në fund të Tetorit dhe do të zëvendësohet nga një skemë më pak e bollshme.  Sunak tha se Britania nuk mund të vazhdojë të marrë hua në sasi gjigante në afat-gjatë.

“Nuk mund të vazhdojmë këtë përgjithmonë. Niveli i huamarrjes, që do të jetë në nivele rekord këtë vit, nuk është i qëndrueshëm për ekonominë në afat-gjatë.  Pasi të marrim situatën nën kontroll, ne duam të rikthejmë financat publike në një pozicion të fortë.”  

Ndërkohë që Sunak ka refuzuar të përjashtojë rritjen e taksave, ekspretët  thonë se ai nuk ka gjasa të nxitojë për të balancuar defiçitin buxhetor, duke parë gjëndjen e vështirë ekonomike.  Ministri mbrojti gjithashtu vendimin për të mbyllur baret dhe restorantet sipër orës 10.

Klevis Llaha / SCAN

Share This Article