Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi ka rikthesuar sërish rëndësinë e reformës zgjedhore si një ndër kushtet kryesore që do t’i hapë negociatat Shqipërisë. Komisioneri mbërriti në aulën e parlamentit dhe teksa iu afrua qendrës së sallës, pati një batutë për kryetarin e Kuvendit dhe vendin e zgjedhor se ku Varhelyi do të ulej.
“I nderuar zoti kryetart, faleminderit, më vutë në një pozitë të vështirë pasi më dhatë një vend ku duhet të uleshin monarkët dhe un nuk jam i tillë”, u shpreh eurokomisioneri.
Varhelyi tha më tutje se Shqipëria është më afër se kurrë hapjes së negociatave dhe se duhet të plotësojë kushtet e mbetura sa më shpejt që të jetë e mundur. Komisioneri i bëri thirrje partive politike të vazhdojnë me zbatimin e reformës zgjedhore, si kushtin kryesor për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE-në.
“Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma. Vendi juaj është pranë përmbushjes së të gjitha kushteve përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Sa i takon luftës kundër krimit, është përfunduar krijimi i trupave të reja.
Ka pasur ecuri në zbatimin e ligjit, ku kemi parë një numër operacionesh të suksesshme. Kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit dhe inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin te këto reforma, përfshirë ato që përfshijë 5 qershorin. Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.
Institucionet duhet të punojnë që të bëjnë të mundur që Shqipëria të ecë përpara drejt BE-së. Shqipëria kaloi një periudhë të vështirë me tërmetin dhe krizën e Covid-it, ne kemi qëndruar pranë jush me një asistencë që nuk ishte njohur. Ne jemi në atë moment kyc, Shqipëria gjendet më pranë se kurrë përpara BE-së, prandaj kontributi i të gjitha forcave është kyc, le ta marrim atë hap”, tha ai.