Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Basha, lidhur me garën për kreun e KQZ-së.
Topalli shprehet në rrjetet sociale se Basha në marrëveshje me Ramën, votuan në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ish Ministrin socialist Celibashi, duke hedhur poshtë kandidaturën e një prej figurave kryesore të PD-së në kohën e qeverisë Berisha.
Postimi i Topallit:
Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re.
Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet Kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij.( Emra qe moren voten e Rames)
Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte,ishte Ilir Rusmaili.
Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi Zevendes Kryeministrin e Partise Demokratike.
Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se Drejtes Kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .
Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te Kryeministrit.
Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta!