Deputeti socialist Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Real Story, duke thënë se Partia Demokratike i ka ndihmuar socialistët që të bëjnë votat për të kaluar kodin e ri zgjedhor në parlament.
Hyseni tha se vetë PS-ja nuk i ka pasur 84 votat për të miratuar Kodin:
“PD na ndihmoi për votat, pasi nuk i bënim dot ato. Opozita jashtëparlamentare ka negociuar, forca e madhe [PD-ja]. Nga informacionet tona ka pasur njerëz… 97 vota s’janë të maxhorancës, ajo ka 74 të sajat dhe ja nga 4 vota të partive aleate”, tha socialisti.
Kutjojmë se ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan të hënën me 97 vota pro, ku 81 ishin deputetë socialist dhe deputetë pa grupe parlamentare që votojnë të gjitha nismat e PS-së, si Reme Lala e Tom Doshi dhe 16 deputetë të opozitës së re parlamentare.