Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi, folën edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Hoti ka thënë po ashtu ka folur për përparimin në dialogun Kosovë – Serbi.
“Kemi arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik që është hap i madh drejt marrëveshjes finale, sigurisht ne kemi koordinim me SHBA-në”, ka shtuar Hoti.
“Siç e dini unë nuk jam pjesëmarrës i dialogut. Z.Lajçak është përfaqësuesi special dhe ai me z.Borell po merren me këtë çështje. Nuk dua të diskutojë për këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim. Shoh që nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë. Por është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Po shpresoj që të mund t’ia dalim jo në një të afërme të largët”, tha ai, derisa Hoti ka shtuar se “ka progres në këtë temë”.
“Është me rëndësi të thuhet se ekziston konsensus shoqëror për dialogun”, tha Hoti.
“Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqe kur arrihet ky normalizim i plotë është vetëm me njohje reciproke. Ne jemi të përkushtuar në dialog, 1 muaj, 2 muaj apo 1 vjet. Nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, tha Hoti.
Komisioneri nuk ka dhënë arsye pse nuk do të takohet sot me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se takimi me të nuk e ka të paraparë në agjendë.