Qeveria ka konfirmuar se shoferëve te kamionëve që kalojnë hyrjen e Kanalit në Kent do tu kërkohet “leja e posaçme” , kjo duke nisur nga fundi i periudhës së tranzicionit se “Brexit” në fund të Dhjetorit.
Skema, e cila u sugjerua muajin e kaluar, ka për qëllim të ndalojë bllokimin e rrugëve të Kentit pasi kontrollet doganore me Bashkimin Evropian do të ri-shqyrtohen qe nga 1 Janari.
Sipas udhëzimeve të fundit të azhurnuara të qeverisë, një shërbim i ri “check an HGV”” do t’u mundësojë transportuesve të kontrollojnë nëse kanë dokumentacionin e duhur doganor në mënyrë që të marrin një leje hyrjeje në Kent.
Ministri i Zyrës së Kabinetit Michael Gove, i cili është përgjegjës për zbatimin e Brexit, ka paralajmëruar më parë se radhë deri në 7,000 kamionë mund të formohen në Kent nëse bizneset nuk bëjnë më shumë për t’u përgatitur.