Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, i cili pasi u rrah nga policia, u dërgua në stacionin policor.
“Me urdhër personal të Edi Ramës është dhunuar në mënyrë të pashembull sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, i cili është munduar tërë kohën të mbrojë policët. Ka dal para gurëve, ka dal para fishekzjarrëve. Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar dhe është shoqëruar për në drejtorinë policore të Tiranës dhe në emër të opozitës dhe të gjithëve ju, i bëj thirrje që ta lirojnë një orë e më parë. U bëj thirrje që të me ndiqni drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, tha Basha.
Policia e ka përdorur dhunë ndaj Dollapit, ku e gjithë dhuna policore u xhirua nga kamerat televizive derisa ushtrohej dhunë ndaj tij.
Policia po vazhdon edhe në këto momente të hedh gazlotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve.