Raketa ruse 8 herë më e shpejtë se zëri, testohet në lindjen e Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kjo është raketa që zhduket nga pamja pak sekonda pasi hidhet. Bëhet fjalë për raketën ruse “Zirkon” që kapërcen 8 herë shpejtësinë e zërit.

Me testimin e kësaj rakete, ushtria ruse duket se ka përshëndetur presidentin Vladimir Putin në 68-vjetorin e tij të lindjes që e festoi të mërkurën, në të njëjtën ditë kur u krye dhe prova.

Sipas përllogaritjeve, raketa “Zirkon” përshkoi 450 kilometra brenda 4 minutash, një largësi e përafërt në vijë ajrore sa mes Tiranës dhe Novi Sadit, qytetit të dytë më të madh të Serbisë.

Me një shpejtësi prej 10 mijë kilometrash në orë, raketa u lëshua nga deti i Bardhë dhe goditi një objektiv në detin Barenc.

Në një video-konferencë me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, presidenti Vladimir Putin shprehu krenarinë për raketën duke thënë se ajo është në gjendje të mbrojë trupat ruse nga çdo kërcënim në një rreze që mbulon gjithë territorin e më gjerë.

Bëhet fjalë për një raketë që synon të godasë objektiva detarë si aeroplanmbajtëset bërthamore amerikane e ato të NATO-s. Zirkon është 2.5 herë më e shpejtë se raketat më të fuqishme amerikane.

Share This Article