Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka njoftuar se ka thirrur strukturat e partisë dhe aleatët opozitar, për të vendosur për mënyrën e protestës.
Protestuesit janë vendosur pranë selisë blu, ku Basha u premtoi se shumë shpejt do të dal të u jep njoftimin për mënyrën e vazhdimit të protestimit.
Basha tha se sot Edi Rama sot i ka shpallur luftë popullit të tij, ndërsa ka falënderuar protestuesit për siç tha “për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë”. Ai tha se beteja do të vazhdojë deri sa të çlirojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. “Jeni sot ushtria demokratike, armata e lirisë dhe jeni shpresa e vetme Shqipërisë evropiane”, tha Basha.