Sot mbahet ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të pozitës së President

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” sot, në orën 13:45, do të mbahet ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të funksionit Shef i shtetit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.

Pas ceremonisë solemne, është paraparë që presidenti Gjorge Ivanov dhe presidenti Stevo Pendarovski të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë edhe takimi i përbashkët i dy presidentëve me të punësuarit në Kabinetin e Presidentit.

Pendarovski do të ketë edhe takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta si dhe me  presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Është paraparë të realizojë takime bilaterale edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi, si dhe me nënsekretarin shtetëror në MPJ të Republikës së Polonisë, Pjitër Vavzhik.

Share This Article