Rama: Një grupim i dëshpëruar politik që imponohet përmes dhunës së verbër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, ka lajmëruar se do të dali në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

Kryeministri në deklaratën e tij shkruan: “ Në 14:00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, ku një grupim i dëshpëruar politik orvatet , më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta. Qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam.”

Këto ishin fjalët e Kryeministrit të vendit, i cili iu drejtohet protestuesve si një grupim i dëshpëruar politik i cili orvatet më kot, i imponuar përmes dhunës së verbuar, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta.

Edi Rama e ka mbyllur këtë lajmërim duke shtuar në fund “qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam.”

Share This Article