Gjatë komunikimit me gazetarët nga selia e PD, lideri I opozitës Lulzim Basha nuk i kurseu as ultimatumet për kryeministrin Edi Rama.
Teksa bëri një rezyme të gjendjes në vend, që sipas tij është në krizë të thellë për shkak të keqmenaxhimit dhe zhvatjes së buxhetit në kohë pandemie, Basha garantoi gazetarët se, përveç përgjegjësinë politike, për Ramën do të ketë edhe përgjegjësi ligjore.
“Rama ka bërë llogaritë pa shqiptarë, po sakrifikon integrimin”, u shpreh kryedemokrati, që shtoi:
“Deri më 25 prill ka vetëm një rrugë, denoncimi i problematikës dhe kërkesa ultimative nga sjellja kriminale dhe të hapë sytë e veshët për shqiptarët që po vuajnë, ata që janë goditur nga tërmeti, nga pandemia dhe në tërësi vendi që është goditur nga keqmenaxhimi dhe keqqeverisja e batërdisja e bxuhetit të shtetit në këtë kohë pandemie”.
Ndërkohë që nuk munguan as ultimatumet: “Përgjegjësinë politike do e mbajë një më një por dhe përgjegjësinë penale.. . Këtë j’ua garantoj sot”.
“Të gjitha politikat tona do të pamundësohen nëse nuk arrijmë dot që 2.2 miliarda euro kontrata të korrupsionit të zhbëhen dhe përgjegjësitë të vihen para ligjit. Sikur asgjë tjetër, javët dhe muajt e parë të kësaj qeverie me institucione të posacme ekzekutive me përvojën më të mirë dhe ndihmën e specializuar të partnerëve tanë strategjikë me të cilët kanë qenë në kontakt prej majit të vitit të kaluar do të ndjekim paranë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ku e kanë çuar pushtetarët e korruptuar…
Do të ndjekim paranë e ngurtësuar me ndëritme luksoze në Tiranë apo e pastruar në inceneratorë.. apo e futur nën dhe me stilin e Eskobarit.. Ata që i kanë shkaktuar shqiptarëve dhimbje para dhe pas pandemisë do të japin llogari një për një”, paralajmëroi Basha.