Stevo Pendarovski mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rezidencën presidenciale, Pendarovski u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov.
ara hyrjes në villen e presidentit, Pendarovski u prezentua me kabinetin që e trashëgoi nga Ivanov. Presidentit të ri iu përshkua me pak fjalë vila nga ana Ivanovit.
Paraprakisht në Kuvend u bë inaugurimi dhe betimi i presidentit të ri. Pendarovski u betua para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektoj kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski shtoi se ndër prioritetet e ti mbetet edhe ruajtja dhe zhvillimi i raporteve ndër etnike në vend, duke shtuar se përcaktimi strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE.
Pendarovski në ekspozenë e tij përmendi edhe nevojën për raporte të mira me fqinjët, mbështetjen e reformave në të gjitha sferat e posaçërisht në atë të sigurisë, bashkëpunimin me sektorin civil dhe mediat si dhe angazhimin e tij për pajtim kombëtar dhe qytetar. Ai në fjalimin e tij ka theksuar nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimin e kushteve për parandalimit e ikjes së të rinjve nga vendit, pa të cilët siç tha shteti nuk mund të ketë të ardhme. Në seancën solemne kanë marr pjesë president e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Hashçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm. Në kuadër të inaugurimit, Pendarovski zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos. Ndërkaq, presidentët nga rajoni takuan krerët e subjekteve politike, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ish presidentin Gjorgje Ivanov.