Presidenti Meta takohet me Kryeparlamentarin Xhaferi

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin,.

Meta e ka falënderuar Xhaferin për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.

“Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit”, tha Meta.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Meta në Facebook:

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.

Share This Article