Kuvendi i Kosovës me anë të një komunikate për media ka treguar se çka është diskutuar sot në takimin që kryetarja Vjosa Osmani pati me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Siç thuhet në njoftim, në këtë takim kryetarja Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje, e cila nuk është e pranueshme për Kuvendin, do të mbetet e paratifikuar dhe rrjedhimisht e pazbatueshme.
Ajo theksoi nevojën për konsensus të brendshëm të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Në këtë kontekst, kryetarja Osmani ka thënë se sistemi kushtetues i Kosovës dhe unitariteti i vendit janë të pacenueshëm dhe nuk duhet të jenë pjesë e negociatave.
“Zonja Osmani i ka thënë të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për Asociacionin duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe se nuk duhet lejuar bosnjizimi i Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga Lajçak që BE-ja ti bëjë presion Serbisë për t
iu zbatuar marrëveshjet e deritashme me Kosovën, sikurse edhe t`i ketë parasysh deklarimet me gjuhën e urrejtjes të një pjese të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë.
Ajo, në veçanti ka kërkuar që BE-ja të dënojë ashpër dhe qartë deklarimet lidhur me fshehjen e varrezave masive në Serbi dhe gjithashtu të kërkojë veprime konkrete nga pala serbe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.