Partizani arkëtoi titullin e kampionit, duke mundur në Tiranën me rezultatin 2-1. Një mungesë e madhe e Partizanit ishte ajo e Jasir Asanit, i cili për shkak kartonësh e kishte të pamundur të ndihmonte skuadrën e tij.
Në një prononcim për ‘Zona Gol’, Asani u shpreh se ka dëshirë të luajë jashtë Shqipërisë.
“Jam shumë i lumtur që bëmë një sezon mjaft të mirë dhe u shpallëm kampionë. Momentalisht jam lojtar i Partizanit, por kam oferta të cilat po i shqyrtojmë me klubin dhe shumë shpejt besoj do kemi të reja. Është i veçantë ky titulli me Partizanin, pasi ishte një titull që klubi e priste prej 26 vitesh dhe kjo e bën të veçantë, ndërsa te Vardari kemi fituar titullin në një kohë kur skuadra dominonte, ndërsa këtu rivaliteti ishte jashtëzakonisht i madh. Sai përket kombëtares, mund të them se ka pasur kontakte me Federatën e Maqedonisë së Veriut, por dëshira ime, ashtu si dhe e çdo shqiptari, është të vesh fanellën kuqezi. Tani shpresoj të më vijë sa më shpejt një ftesë nga Shqipëria”, tha Asani.