Covid-19/ Londra kalon në nivelin e lartë te ‘gatishmërisë 2″

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pjesë të mëdha të Anglisë, përfshirë kryeqytetin Londër, po lëvizin deri në nivelin e ‘lartë’ të alarmit Covid – i njohur gjithashtu si niveli i dytë – ndërsa rastet e koronavirusit rriten me ritme te larta.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi se – së bashku me Londrën, ne “gatishmeri 2” kalojne edhe Essex, York, Elmbridge, Barrow-in-Furness, North East Derbyshire, Chesterfield dhe Erewash .

Në secilën zonë, takimet e shtëpive do të ndalohen nga mesnata e së Premtes, përveç kufizimeve që ekzistojnë.

Njerëzit që jetojnë në këto zona nxiten të “zvogëlojnë numrin e udhëtimeve kur është e mundur”.

Në të gjitha këto vende, rastet u dyfishuan në më pak se dy javë, tha Hancock.

Cilat zona po kalojnë në nivelin e dytë?

  • London
  • Essex
  • Elmbridge
  • Barrow in Furness
  • York
  • North East Derbyshire
  • Chesterfield
  • Erewash

Cilat janë ndryshimet midis secilit nivel alarmi?

Mesatar (niveli 1) – Rregulla e gjashtë zbatohet brenda dhe jashtë. Pub-et dhe restorantet mbyllen në orën 10:00.

E lartë (niveli 2) – Familjet nuk duhet të përzihen në ambiente të mbyllura dhe në asnjë mjedis tjeter, duke përfshirë pub-et dhe restorantet.

Shumë e lartë (niveli 3) – Familjet nuk duhet të përzihen brenda ose në kopshte private. Rregulla e gjashtë zbatohet në hapësirat e jashtme, përfshirë parqet. Baret dhe baret që nuk shërbejnë vakte ushqim do te mbyllen.

Share This Article